FORMACIONI I MUNDSHËM
Panucci rikthen mesfushën e DeBiasit
20 March, 2019 @15:27
Pas disa ditëve stërvitje, ngjarjeve të ndryshme që ndodhën dhe opcioneve me lojtarë, si duket selektori i Shqipërisë Christian Panucci do t’i kthehet mesfushës që e përdorte Gianni De Biasi.
Panorama Sport ka projektuar 11-shen e mundshme të Panuccit para ndeshjes me Turqinë, ndërsa bazuar në vërejtjet e tyre, kuqezinjtë pritet të dalin me këta lojtarë në fushë.
ORARI I NDESHJEVE KUAL. EURO2020
SHQIPËRIA (4-[3-2]-1): Etrit Berisha; Elseid Hysaj, Berat Xhimshiti, Ardian Ismajli, Naser Aliji; Taulant Xhaka, Amir Abrashi, Ledian Memushaj; Eros Grezda, Myrto Uzuni; Armando Sadiku (Bekim Balaj).