ARDIAN ISMAJLI
Janë bërë padrejtësi ndaj meje
20 March, 2019 @15:19
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Ardian Ismajli, ka qenë prezent në konferencën e rregullt për shtyp të futbollistëve kuqezinj, ndërsa ka bërë të ditur se ekziston opcioni për mposhtjen e Turqisë në përballjen e parë kualifikuese për EURO 2020.
“Gjatë gjithë karrierës sime kam vuajtur shumë. Janë bërë shumë padrejtësi ndaj meje. Por, tashmë me ardhjen e kësaj dite jam i lumtur dhe besoj që të shpërblej besimin e kombëtarës në të ardhmen,” ka thënë mbrojtësi i Hajdukut në konferencë.
ORARI I NDESHJEVE PËR EURO 2020
Shqipëria më 22 mars luan ndeshjen e parë kualifikuese për EURO 2020 ndaj Turqisë. Ndërsa tre ditë më vonë është mysafire e Andorrës.
“Kjo Turqi nuk është ajo e së kaluarës. Besoj që do t’ia dalim. Mendoj që Turqia është e dobët në mbrojtje, por s’duhet të kemi frikë. Besoj në fitore,” ka thënë Ismajli ndër të tjera sot.