LLAPI
Pas 6 xhirosh, largojnë trajnerin
20 March, 2019 @12:00
Pas vetëm gjashtë xhirosh, Llapi është ndarë me trajnerin e ekipit Xhengiz Rexhepi, i cili njëkohësisht është ndihmës trajner i Maqedonisë si dhe më parë ka punuar në Superligën turke.
“Si pasojë e mungesës së pikëve të parapara në xhirot e luajtura, drejtuesit e klubit dhe Xhengis Rexhepi kanë ndërprerë bashkëpunimin,” shkruan në njoftimin e klubit llapjan, duke falenderuar trajnerin për punën e bërë dhe profesionalizmin e treguar.
Ndërkaq, klubi gjithashtu ka bërë të ditur se tash e tutje Llapi do të drejtohet nga ish trajneri që punonte si drejtor sportiv deri tash, Tahir Batatina.
Llapi nën drejtimin e Rexhepit ka tubuar 13 pikë në 6 xhiro, duke regjistruar katër fitore, një barazim dhe një humbje.
Ekipi aktualisht është i dyti në klasifikim, me 7 pikë më pak se lideri, Feronikeli.