MBROJTËSI VETERAN
Pas 9 vitesh, Agolli me ekip të ri
19 March, 2019 @14:34
Ish kapiteni i kombëtares shqiptare, Ansi Agolli, pas nëntë vitesh të kaluara në Qarabag të Azerbejxhanit dhe trofeve të shumta të fituara në këtë vend me ekipin e tij, është larguar nga skuadra.
Panorama Sport ka bërë të ditur se Agolli tashmë është anëtar i ri i ekipit të ligës së dytë amerikane të futbollit, New York Cosmos, që është një eksperiencë krejt e re për 36 vjeçarin.
Përndryshe, Agolli ka qenë njëri ndër futbollistët më stabil të kombëtares në rrugëtimin historik drejt EURO 2016, kurse mbrojtësi i krahut ka regjistruar 73 paraqitje në total për kuqezinjtë që prej vitit 2005 dhe ka shënuar 3 gola.