GJILANI - KEK-u
E para në pranverë, vjen nga zëvendësuesit
17 March, 2019 @16:19
Atë që nuk e bënë 11 lojtarë gjatë 90 minutave te Gjilani, e bënë rezervistët Shpend Asani e Wilber Perez.
Gjilani e mposhti me rezultat 2-0 KEK-un, ku ka qenë fitorja e parë për Gjilanin në fazën pranverore të stinorit nën drejtimin e Alban Hysenit.
Në minutën 90+3’ shënoi Shpend Asani golin e parë të skuadrës gjilanase, i cili u inkuadrua në lojë kah fundi i ndeshjes, ndërsa një tjetër lojtar, që erdhi nga banka Wilber Perez dy minuta më vonë vulosi fatin e ndeshjes.
Gjilani me këtë fitore u vendos në pozitën e pestë aktualisht me 32 pikë të grumbullura, derisa KEK-u ende vazhdon të jetë në pozitën e fundit me 1 pikë.