NË MAQEDONINË VERIORE
Sejdini pritet të votohet nesër
16 March, 2019 @22:14
Federata e Futbollit të Maqedonisë nesër në Ohër do të mbajë mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv ku do të votohet për kryetarin e Federatës më të pasur sportive në shtetin fqinj.
Kandidat i vetëm për postin e kryetarit është Muamed Sejdini, i cili është duke e mbajtur qe disa muaj postin e u.d. kryetarit të FFM-së, si zëvendësues i Ilcho Gorgioskit.
Sejdini nesër duhet të merr shumicën e votave nga 97 delegatë që pritet të jenë të pranishëm. Në rast të fitores, Sejdini do të bëhet shqiptari i parë që fiton me vota postin e kryetarit të FFM-së, të pestit në histori të këtij vendi pas: Ljubisav Ivanov, Lambe Arnaudov, Haralampie Hadzi-Risteski dhe Ilcho Gorgioskit.
Mysafirë në këtë ngjarje do jenë edhe zyrtarë të UEFA-së dhe FIFA-së, kanë bërë të ditur mediat shkupjane sot.
Siç dihet tashmë, nëse Kosova e Maqedonia nuk arrijnë të kualifikohen nga kualifikimet e rregullta në EURO 2020, ato do të ndeshen në mars të vitit 2020 në PlayOff të Ligës së Kombeve për të kërkuar një biletë alternative drejt evropianit.