SKËNDERBEU - KUKËSI
Derbi i takoi Skënderbeut
16 March, 2019 @19:51
Skënderbeu ka shënuar fitore në derbin e ditës në Kategorinë Superiore të Shqipërisë, duke e mposhtur Kukësin me rezultat minimal në Korçë 1-0.
Golin e vetëm dhe të fitores e shënoi mesfushori Bruno Dita në fillim të ndeshjes, kur futi në rrjetë topin e dëbuar nga portieri pas një tollovie në zonë, për të përcaktuar fatin e ndeshjes.
Skënderbeu 12 minutat e fundit të ndeshjes i luajti me 10 lojtarë, pasi që Leonit Abazi mori të kuqe në ndeshjen derbi, që kishte shumë raste për shënim.
Fitorja e Skënderbeut vjen si ndihmesë për liderin e Superiores Partizani, që ka mundësi të shtojë avantazhin në krye të klasifikimit ndaj Kukësit, nëse fiton në duelin e radhës.
Goli i Skënderbeut on Vidnews.