BASTORET
Turqia favorite ndaj Shqipërisë
16 March, 2019 @21:49
Reprezentacioni i Turqisë është llogaritur të jetë favorit i lehtë në përballje ndaj Shqipërisë, përkundër se janë mysafirë në Loro Boriçi të premten që vjen.
Bet365 ka caktuar kuotat për përballjen e kuqezinjëve ndaj turqve, ku Shqipërisë i është dhënë kuota 3.6 për fitore, ndërsa Turqisë 2.1. Barazimi është kuotuar me 3.2.
Dueli Shqipëria - Turqia është dueli i parë kualifikues për të dyja skuadrat në rrugë drejt EURO 2020.
Selektorët e reprezentacioneve në fjalë, Christian Panucci dhe Senol Gunes kanë ftuar këta lojtarë për këto përballje: Lista e Shqipërisë vs. Lista e Turqisë.
Ndërsa nga bastorja në fjalë, loja është parashikuar që të kalohet me pak gola, pasi që për 0-2 gola në ndeshje kuota është 1.55, kurse për mbi 3 gola në ndeshje kuota është 2.4.