FERONIKELI - TREPÇA '89
Nikli deklason Trepçën ‘89
17 March, 2019 @16:08
Lideri i Superligës së Kosovës në futboll, Feronikeli, me lehtësi e kaloi pengesën Trepça ‘89.
Nikli e mposhti kundërshtarin me rezultat të thellë 5-0.
Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 30, kur pas një harkimi të Yll Hoxhës nga korneri, Bujar Pllana lojtari i Trepçës ‘89 shënoi autogol.
Në minutën e 47’, Mendurim Hoti e dyfishoi epërsinë, kurse 4 minuta më vonë Jean Da Silva shënoi golin e tretë të skuadrës, në këto dy gola asistoi Yll Hoxha.
Jean Da Silva në minutën e 60’ shënoi golin e tij të dytë kurse të katërt të Feronikil, derisa goli i pestëstë erdhi nga Kastriot Rexha,pas një asistimi të bukur nga Hamed Kone.
Feronikeli tani ka 55 pikë të grumbulluara, kurse Trepça 89’ 28 dhe gjendet në pozitën e tetë të tabelës.