REIMS - NANTES
75 minuta në fitore, pranë garave evropiane
17 March, 2019 @17:04
Mesfushori i Kosovës, Arbër Zeneli, tashmë ka stabilizuar veten në 11-shen startuese të ekipit të tij Stade de Reims dhe sot ka qenë në fushë për 75 minuta lojë.
Zeneli ka kontribuuar në lojën e ekipit të tij, që mposhti Nantesin 1-0. Pas golit të shënuar nga sulmuesi Remi Oudin, Zeneli është zëvendësuar nga mesfushori defanziv i ekipit Moussa Doumbia, që hyri në lojë për të mbrojtur rezultatin e skuadrës.
Kjo ka qenë paraqitja e shtatë e Zenelit në Ligue 1 me Reimsin prej se kaloi aty në janar, ndërsa katër herë ka hyrë si startues, derisa ka shënuar dy gola.