BAYER LEVERKUSEN - WERDER BREMEN
Rashica përsëri, Werder pranë zonës evropiane
17 March, 2019 @16:25
Mesfushori i krahut të Kosovës, Milot Rashica, ka startuar dhe ka shënuar golin e rehatisë për ekipin e tij, që sot mpohti Bayer Leverkusenin si mysafir, 1-3.
Nën dirigjimin e kapitenit Max Kruse, që shënoi golin e parë, e asistoi te Rashica në të dytin dhe shënoi të tretin, Werder tashmë i është afruar zonës që dërgon në gara evropiane, derisa ka shënuar fitoren e dytë me radhë në Bundesligë.
Përndryshe, Rashica tash ka shënuar golin e shtatë të stinorit në Bundesligë.