MINUTAT E KOSOVËS NË STATISTIKA
Të pazëvendësueshmit e Challandesit
SPECIALE nga TOPSPORTI.COM
18 March, 2019 @23:44
Selektori zviceran i Kosovës, Bernard Challandes, në ndeshjet zyrtare të Kosovës në kuadër të Ligës së Kombeve maksimalisht ka shfrytëzuar vetëm 4 lojtarë.
Nga kjo del se përfaqësuesja e Kosovës në Ligë të Kombeve ka luajtur me maksimalisht 540 minuta lojë me këta lojtarë: Fidan Aliti (qendërmbrojtës), Amir Rrahmani (qendërmbrojtës), Mërgim Vojvoda (mbrojtës) dhe Herolind Shala (mesfushor).
Asnjë lojtar tjetër i Kosovës nuk ka arritur që brenda tre muajve të Ligës së Kombeve të jetë më standard se katërshja e përmendur, derisa të tjerët janë zëvendësuar, janë lënduar, ose edhe nuk janë ftuar në ndonjërën prej ndeshjeve.
ORARI I NDESHJEVE dhe GRUPET E EURO 2020
Pas 4-shes kryesore të përmendur, me lojë në 500 minuta në 6 ndeshjet e Ligës së Kombeve renditen: Samir Ujkani 450 minuta, Hekuran Kryeziu 450 dhe Arbër Zeneli me 428 minuta.
Te 300-shet hynë Milot Rashica me 372 minuta të zhvilluara në Ligë të Kombeve, pastaj Vedat Muriqi me 333 minuta, i përcjellë nga Valon Berisha me 310 minuta lojë.
Te 200 minutëshit e Kosovës hynë vetëm Edon Zhegrova, që ka regjistruar 254 minuta paraqitje me fanellën e reprezentacionit në Ligë të Kombeve.
Ndërsa në listën mbi 100 minuta të zhvilluara në kuadër të gjashtë ndeshjeve të Ligës së Kombeve futen: Atdhe Nuhiu me 195 minuta, Besar Halimi me 108 dhe Donis Avdijaj me 107 sosh.
FTESAT E CHALLANDESIT PËR KUALIFIKIMET E EURO2020