Të gjitha lajmet

LISTA

Lista e Kosovës ndaj Danimarkës e Bullgarisë

Lista e Kosovës ndaj Danimarkës e Bullgarisë

14 March, 2019 @15:01

Selektori i Kosovës, Bernard Challandes, ka publikuar ftesat për 24 futbollistë që do të paraqiten për Kosovën në përballje ndaj Danimarkës dhe Bullgarisë në ditët në vijim.

Kosova do të jetë nikoqire e Danimarkës më 21 mars, ndërsa e Bullgarisë më 25 mars. Me Danimarkën do të jetë test miqësor, ndërsa me Bullgarinë ndeshje e parë e Kosovës në histori për kualifikime drejt një Evropiani.

Bersant Celina është rikthyer në përfaqësuese pas paraqitjeve të mira te Sëansea, ndërsa Florent Hasani ka marrë ftesën e parë në reprezentacionin senior dhe mund të debutojë.

Kështu, në listën e reprezentacionit të Kosovës janë thirrë:

PORTIERË: Samir Ujkani (Caykur Rizespor), Arijanet Muric (Manchester City), Visar Bekaj (Prishtina).

MBROJTËS: Amir Rrahmani (Dinamo Zagreb), Fidan Aliti (Kalmar), Mërgim Vojvoda (Royal Excel Mouscron), Leart Paqarada (Sandhausen), Arbenit Xhemajli (Neuchatel Xamax), Mirlind Kryeziu (Zurich), Idriz Voca (Luzern).

MESFUSHORË dhe SULMUES: Benjamin Kololli (Zurich), Herolind Shala (Valerenga), Hekuran Kryeziu (Zurich), Besar Halimi (Brondby), Valon Berisha (Lazio), Bersant Celina (Swansea City), Bernard Berisha (Akhamt Grozny), Arbër Zeneli (Reims), Edon Zhegrova (Basel), Lirim Kastrati (Lokomotiva Zagreb), Florent Hasani (Diosgyori), Milot Rashica (Werber Bremen), Vedat Muriqi (Caykur Rizespor) dhe Atdhe Nuhiu (Sheffield Wednesday).

a

EURO 2020

UEFA dënon Malin e Zi para ndeshjes me Kosovën

26 April, 2019 @17:05

Për shkak të koreve raciste të tifozëve në ndeshjen ndaj Anglisë dhe për ndezje të flakadanëve e hudhjeve të gjësendeve…

HEKURAN KRYEZIU

E konfirmon Zurichu, hendikep i madh për Kosovën

22 April, 2019 @10:25

Shtylla e mesfushës së reprezentacionit të Kosovës, Hekuran Kryeziu, ka pësuar lëndim dje në përballjen që ekipi i tij Zurich…

KUALIFIKIMET

Skocia shkarkon trajnerin

18 April, 2019 @14:25

Federata e Futbollit të Skocisë ka bërë të ditur edhe zyrtarisht se ka përfunduar para kohe marrëveshjen me selektorin Alex…

KOMBËTARJA

Prezantohet Reja, mban konferencën e parë

Foto: FSHF

17 April, 2019 @17:35

Tashmë është zyrtarizuar plotësisht! Edi Reja është përzgjedhësi i ri i Kombëtares Shqiptare të futbollit, me trajnerin italian që u…

NGA SERIE C NË KOMBËTAREN KUQEZI

Trajneri që pritet të jetë ndihmës i Rejas në kombëtare

Alessandro Calori/ Foto: CdS

16 April, 2019 @15:13

Njeriu i cili pritet të jetë ndihmës i Edy Rejas në kombëtaren e Shqipërisë, sipas mediave sportive tiranase, është italiani…

Të gjitha lajmet nga EURO 2020