FATIH KARAHODA
Sulmuesi i Lirisë duhet të operohet
18 March, 2019 @14:32
Sulmuesi i Lirisë, Fatih Karahoda, nesër do të hyjë në operacion në QKUK të Prishtinës, ka bërë të ditur faqja zyrtare e Lirisë sot.
Karahoda, që pësoi një lëndim në fytyrë në përballje me Dritën në xhiron e kaluar, do të duhet të operojë mollëzën ka bërë të ditur klubi bardhezi nga Prizreni.
Me këtë, është bërë e ditur gjithashtu se Karahoda do të mungojë për dy deri në tre javë në fusha të gjelbëra.
Ndërkaq Liria në anën tjetër është në krizë të rezultateve dhe është e parafundit në klasifikim të Superligës.
Pas pushimit të Superligës këtë javë, kur luhen ndeshjet e kombëtareve nëpër tërë Evropën, Liria në xhiron që vjen do të përballet me Llapin në Përparim Thaqi .