BULLGARIA
Ylli bullgar mungon ndaj Kosovës
20 March, 2019 @10:57
Njëri ndër lojtarët kyç të përfaqësueses së Bullgarisë, Kiril Despodov, për shkak të lëndimit nuk do të luaj në ndeshjet kualifikuese për EURO 2020 kundër Malit të Zi dhe Kosovës.
22 vjeçari që luan për skuadrën e Cagliarit, nuk do të jetë i aftë të luaj në këto dy ndeshje, derisa ky lajm është mjaft pozitiv për përfaqësuesen e Kosovës, pasi që lojtari në fjalë cilësohet si më i miri i Bullgarisë.
ORARI I NDESHJEVE dhe GRUPET KUALIFIKUESE / EURO 2020
Kosova më 25 mars pret Bullgarinë në duelin e parë kualifikues për EURO 2020.