MIGJEN BASHA
Për Lenjanin, Strakoshën dhe konkurrencën
19 March, 2019 @15:02
Mesfushori me përvojë i kombëtares shqiptare, Migjen Basha, në konferencën e sotme për shtyp të futbollistëve kuqezi në prag të ndeshjes ndaj Turqisë ka folur për problemet dhe risitë në kombëtare.
Sa i përket dyshes Ermir Lenjani (refuzoi ftesën) dhe Thomas Strakosha (u vonua në grumbullim) ai ka thënë shkurt:
“Njëri ka marrë vendimin vet. E sa i përket Strakoshës është çështje disiplinore. Ishte gabim dhe trajneri mori vendim.”
Ndërkaq, konkurrenca në kombëtare po shihet me sy të mirë nga Basha 32 vjeçar.
ORARI I NDESHJEVE dhe GRUPET KUAL. EURO 2020
“Amir Abrashi luan në Freiburg. Ergys Kaçe po luan. Edhe ne pleqtë, unë e Lediani (Memushaj v.j.) jemi në stërvitje. Ka konkurrencë, por ajo të rrit. Nuk jemi ankuar asnjëherë. S’ka rëndësi sa luajmë, duhet të dimë se mbrojmë ngjyrat kuq e zi. Kombëtarja duhet të ecë përpara, s’ka rëndësi kush luan. Po, kombëtarja të ndihmon, por nuk të çon te Reali apo Barcelona. Duhet t’i ndihmojmë çdo lojtari të ri, por edhe të vjetër. Duhet të flasim pozitivisht, pavarësisht raportit. Duhet tu tregojmë disiplinën dhe rëndësinë e këtyre ngjyrave,” ka thënë ndër të tjera Basha në konferencën e sotme për shtyp.
Shqipëria më 22 mars pret Turqinë në Loro Boriçi, ndërsa tre ditë më vonë është mysafire e Andorrës.
Këto dy ndeshje janë të parat kualifikuese për EURO 2020.