MEDIA
Turqia synon fitore në Shkodër
20 March, 2019 @12:11
Reprezentacioni i Turqisë është duke synuar të shënojë fitore në Shkodër, shkruajnë mediat turke sot.
E përditshmja Milliyet ka bërë të ditur se selektori Senol Gunes është duke u marrë me secilin lojtar veç e veç në stërvitje për të treguar rëndësinë e ndeshjeve dhe se synimi është 2 ndeshje, 6 pikë.
ORARI I NDESHJEVE dhe GRUPET KUALIFIKUESE
“Qëllimi është të marrim 6 pikë nga dy ndeshje,” ka shkruar gazeta duke cituar trajnerin Gunes.
Turqia është mysafire e Shqipërisë në Shkodër më 22 mars.
Turqia do të ndeshet me Shqipërinë dhe Molldavinë në ndeshjet e marsit, kualifikuese për EURO 2020.