ALARM KUQEZI
Sadiku lëndohet!
20 March, 2019 @14:39
Sulmuesi më i dalluar i kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, duket të është lënduar në stërvitjen e sotme të kuqezinjëve, dy ditë para ndeshjes me Turqinë.
Shkalla e lëndimit të tij pritet të mësohet në orët në vijim, derisa përveç Sadikut vetëm edhe Bekim Balaj (që gjithashtu nuk është plotësisht në 100%shin e tij) mund të jetë si sulmues tipik.
Në rast se nuk do të mund të paraqiten as Sadiku e as Balaj, Christian Panucci do të duhet të llogaris në sulmuesin e shpresave Giacomo Vrioni (lex. Xhakomo Vrioni).