RAYO VALLECANO
Për herë të dytë
20 March, 2019 @15:01
Trajneri Paco Jemez është emëruar sot si trajner i ri i ekipit të La Ligas, Rayo Vallecano.
Rayo, që është e parafundit në klasifikim të elitës spanjolle aktualisht, do të kërkojë shpëtimin e stinorit me motivimet e trajnerit të ri të skuadrës, që ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor 2020.
Prezentimi zyrtar i trajnerit është vendosur të bëhet më 21 mars me fillim prej orës 12:30, ka bërë të ditur klubi në njoftimin e tij.
Kjo është hera e dytë që Paco do të drejtojë Rayon, pas aventurës në vitet 2012-2016.