MESFUSHORI NË GRUMBULLIM
Arrin Hekuran Kryeziu
20 March, 2019 @15:08
Mesfushori i reprezentacionit të Kosovës, Hekuran Kryeziu, ka arritur në Prishtinë dhe pritet t’i bashkangjitet ekipit.
Kryeziu u lëndua në përballjen e fundit të ekipit të tij Zurich, ndërsa gjatë ditës së sotme ose nesër në mëngjes do të kuptohet nëse do të jetë i gatshëm për ndeshje ndaj Danimarkës.
Ndeshja Kosova-Danimarka luhet më 21 mars me fillim prej orës 19:00 në Fadil Vokrri.