TRAJNER I RI
Gjilani emëron trajner nga Shqipëria
20 March, 2019 @19:55
Edhe skuadra e Gjilanit i është bashkuar ekipeve të Kosovës që po sjellin trajner nga Shqipëria.
Kuqebardhët nga Gjilani pas rezultateve të dobëta në pranverë me Alban Hysenin, që zëvendësoi Sadat Pajazitin e larguar, kanë emëruar shqiptarin Gentian Mezani në krye të shtabit teknik.
Mezani që së fundi ka drejtuar Luftëtarin në Kategorinë Superiore do të nis punën zyrtarisht nesër.
Vlonjati 39 vjeç përveç Luftëtarit, më parë ka drejtuar edhe Laçin dhe Flamurtarin, ku edhe ka nisur karrierën si trajner.
Ndërkaq Alban Hyseni do të vazhdojë punën si ndihmës-trajner, të njëjtën punë që e ka bërë edhe gjatë kohës së Sadat Pajazitit.