RIVALI
Edhe një mungesë e madhe te Bullgaria
21 March, 2019 @17:11
Pas konfirmimit të mungesës së lojtarit kryesor, Kiril Despodov, për ndeshjet kundër Malit të Zi dhe Kosovës, përfaqësueses bullgare i është shtuar edhe një tjetër mungesë shumë e rëndësishme.
Përzgjedhësi Petar Houbtchev tani nuk do të mund të llogaris as për shërbimet e portierit të parë të ekipit, Plamen Iliev, i cili ka një lëndim tek gjuri. Iliev, për këtë shkak do të mungojë për të dyja ndeshjet, si kundër Malit të Zi, ashtu edhe kundër Kosovës.
Në mungesë të portierit nga skuadra e Ludogoretsit, gardiani i portës së bullgarëve do të jetë njëri prej portierëve rezervë, Nikolay Mihaylov ose Dimitar Evtimov.