Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHTOHEN SHPRESAT

Panadic vendos, Ferizaji mposht Prishtinën

Panadic vendos, Ferizaji mposht Prishtinën


18 February, 2023 @16:27

Një gol ka qenë i mjaftueshëm në ndeshje, ndërsa Ferizaji i fundit në renditjen tabelare dhe që ka pasur deri sot vetëm dy fitore në XIX xhirot e kaluara, ka mposhtur Prishtinën e Ismet Munishit me rezultat minimal.

Një pasim i duhur i Edon Sadriut në drejtim të Mateo Panadicit, ka vendosur duelin, Ferizaji 1-0 Prishtina [Mateo Panadic 42] kurse gëzimi ka qenë i madh i ekipit të drejtuar nga Andrej Panadic, që tashmë ka kapur katër pikë në dy ndeshjet e pranverës.

TABELA AKTUALE

Prishtina nuk pati asgjë nga loja as në pjesë të dytë të ndeshjes, për të bërë më shumë, ndërsa dominimi i bardhekaltërve vendas coi ata te fitorja e tretë sezonale dhe e madhe për motiv të mëtutjeshëm në luftën e madhe për mbijetesë.

Ferizaji pas 20 ndeshjesh në Superligë ka 17 pikë dhe është i dhjeti (i fundit) në renditje, ndërsa Prishtina me 28 pikë nga po aq ndeshje është e katërta.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga