PAS DEBUTIMIT
Papadopoulos: Lojtarët respektuan atë që planifikuam
17 November, 2016 @11:21
Trajneri i ri i Trepçës, Dimitris Papadopoulos, debutoi me fitore te ekipi i tij mbrëmë, duke e mposhtur ekipin që ende s’kishte shijuar humbjen në BIBL, Sutjeskën.
Edhepse me rezultat të ngushtë, Trepça shënoi fitore, ndërsa Papadopoulos pas ndeshjes është shprehur i lumtur me angazhimin e lojtarëve të tij.
“Dua të uroj lojtarët e mij pasi që kanë luajtur për 40 minuta fortë, veçanërisht në pjesë të parë. Gjatë ditëve të para të kaluara këtu kemi punuar shumë, ndërsa lojtarët kanë respektuar gjithçka që planifikuam në sulm dhe mbrojtje,” ka thënë fillimisht greku për faqen zyrtare të BIBL.
“E dinim se Sutjeska është ekip shumë i mirë dhe u pajtuam që të japim më të mirën nga vetja për të fituar. Atmosfera këtu është shumë e mirë. Do të dëshiroja që të jenë me ne në çdo ndeshje kështu,” ka shtuar Papadopoluos.
Trepça ka aktualisht bilanc 2-2 në BIBL ndërsa në xhiron e radhës pret Tiranën në Mitrovicë.