Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

AUE - SANDHAUSEN 11s

Paqarada startues, Halimi në bankë

Foto: Sandhausen/fb

Paqarada startues, Halimi në bankë


16 May, 2020 @12:35

Dy reprezentuesit e Kosovës në futboll që luajnë në Bundesliga 2 për ekipin e Sandhausenit, Leart Paqarada dhe Besar Halimi do të rinisin sot stinorin e tyre në këtë ligë.

Paqarada që luan në krahun e majtë të mbrojtjes së ekipit të Sandhausenit është në 11-shen e parë të ekipit të tij, ndërsa Halimi që është mesfushor dhe ka ardh në ekip si përforcim disa muaj më parë, është në bankën rezervë dhe do të pret rastin e tij gjatë ndeshjes.

Aue është nikoqir, ndërsa Sandhausen do të kërkojë të rifillojë stinorin me fitoren dhe të shpresoj në mesin e tabelës, pasi që mund të rrezikohet për rënie nga Bundesliga 2.

Përndryshe Sandhausen është në krizë të rezultateve pasi që nuk ka shënuar fitore që prej janarit në Bundesliga 2, duke rreshtuar 4 humbje dhe 2 barazime në proces, derisa u ndërpre liga për shkak të pandemisë.

Sandhausen


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga