Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GRUPI F: KANADA - MAROKU

Pas 36 vitesh, Maroku kalon fazën grupore të Botërorit

Pas 36 vitesh, Maroku kalon fazën grupore të Botërorit


1 December, 2022 @18:18

Marokoja ka arritur një fitore të madhe sot, jo vetëm për të siguruar për herë të parë pas 36 vitesh fazën eliminatore të Botërorit, por edhe duke lënë pas në grup Kroacinë e Belgjikën, që janë aktualisht të dytit dhe të katërtit në botë, nga Botërori i kaluar “Rusia 2018”.

Futbollistët marokenë që nga fillimi i ndeshjes kanë treguar se e kanë dëshiruar shumë kualifikimin dhe kanë mbajtur të lartë ritmin e lojës për të shënuar dy herë në pjesë të parë, për të siguruar fitoren, edhe pse kah fundi mbajtën frymën disa herë.

TABELA, REZULTATET dhe ORARI

Në fund, Kanadaja 1-2 Maroku [Naif Aguer 40ag. - Hakim Ziyech 4, Youssef En-Nesyri 23] që për luanët e atlasit është sukses i jashtëzakonshëm pas një kohe të gjatë, derisa festa nuk është ndalur për të përzgjedhurit e Waild Regraguit.

Me këtë ndeshje, Kanadaja përshëndetet nga ky Botëror, por në të radhës do të jetë i sigurt, pasi që është bashkorganizator me SHBA-të dhe Meksikën. Veriafrikanët tash do të shikojnë ndeshjet e mbrëmjes në “Katari 2022” për të mësuar kundërshtarin e tyre në të tetën e finales nga Grupi E.


 
Të gjitha lajmet nga Botërori