Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KARAGAÇ

Peja, me rekord të fitoreve radhazi

Foto: KB Peja

Peja, me rekord të fitoreve radhazi


29 November, 2014 @20:54

Nënkampionja e Kosovës, Peja, ka arritur të mposht Yllin e Suharekës në Karagaç, për të vazhduar serinë pozitive që e ka kapur. 

Peja me rekord të fitoreve me radhë

Kjo ka qenë fitorja e nëntë me radhë e Pejës në Superligë dhe tashmë ka kaluar sa i përket serisë së fitoreve radhazi Sigal Prishtinën këtë stinor. 

Sa i përket ndeshjes, Peja krijoi epërsi 11 pikëshe pas çerekut të parë, të cilën e rrezikoi mjaft në çerekun e dytë, por sidoqoftë - nuk la vend për befasi. 

Verdhezinjtë përsëri krijuan epërsi të dukshme në çerek të tretë, për të pasur finish të rehatshëm të ndeshjes në fund. 

Pesëshja e parë, pikë dyshifrore

 

Alban Veseli, që nisi ndeshjen te pesëshja e parë, ka qenë lojtari më i dalluar i pejanëve sonte. Ai ka shënuar 24 pikë, 5 kërcime e 3 asistime në fitoren e ekipit të tij. 

Përveç tij, ajo që vlen të përmendet është se e gjithë pesëshja e parë (Jan Mocnik, Drilon Hajrizi, Teo Simovic, Hrvoje Puljko dhe Veseli i cekur më lartë) e ekipit të Pejës ka shënuar pikë dyshifrore, kurse nga banka erdhën vetëm 9 pikë. 

Samir Shaptahovic nuk u fut fare në lojë, derisa e gjithë banka pejane shfrytëzoi disa minuta në fushë, ku trajneri Boris Kurtovic nuk kurseu askë. 

Hammork, koshashënuesi i ndeshjes

 

Te Ylli ka shkëlqyer Charles Hammork. Ai ka qenë lojtari më efikas i ndeshjes me 32 pikë të shënuara, derisa i kontribuoi edhe me nga 5 asistime e kërcime ekipit të tij. 

Urim Zenelaj regjistroi double-double në ndeshje, me 14 pikë e 15 kërcime, e ajo që vlen të përmendet është se edhe trajneri suharekas Agron Berisha i dha rastin  të gjithë lojtarëve të shijojnë ndeshjen. 

Peja me bilanc 10-1 merr kryesimin e tabelës sonte, derisa Ylli vazhdon të ketë vetëm tre fitore krahas tjerave humbje. 

REZULTATET, TABELA AKTUALE



Statistikat ekipore:

Peja Ylli
Çereku i parë 31 20
Çereku i dytë 19 23
Çereku i tretë 29 15
Çereku i katërt 23 31
Kërcime 36 37
Asistime 28 18
Bllokada 3 3
Topa të vjedhur 8 7
Topa të humbur 13 15
Tentime për tre pikë 16/40 4/21
Tentime nga loja 37/73 31/72
Tentime nga gjuajtjet e lira 12/23 23/32


Statistikat individuale te Peja

1 Alban Veseli 24 pikë 5 kërcime 3 asistime
2 Hrvoje Puljko 23 pikë 3 asistime 1 kërcime
3 Drilon Hajrizi 21 pikë 6 kërcime 4 asistime
4 Teo Simovic 13 pikë 4 kërcime
5 Jan Mocnik 12 pikë 17 asistime 5 kërcime
6 Jozo Brkic 9 pikë 11 kërcime 1 asistim


Statistikat individuale te Ylli

1 Charles Hammrok 32 pikë 5 kërcime 5 asistime
2 Najee White 16 pikë 6 kërcime 2 asistime
3 Artin Gashi 16 pikë 6 kërcime
4 Urim Zenelaj 14 pikë 15 kërcime 1 asistim
5 Derrick Washington 7 pikë 10 asistime 2 kërcime
6 Egzon Berisha 2 pikë 1 kërcim
7 Florint Fetiu 2 pikë

 
Të gjitha lajmet nga