RIKTHEHET BIBL
Peja nesër i kthehet BIBL
21 February, 2017 @11:48
Skuadra e Pejës që është ekipi i vetëm kosovar që ende është në garë për trofe ndërkombëtar këtë stinor, nesër mbrëma do të jetë mysafire e Kumanovës.
Verdhezinjtë së fundi humbën në finale të Kupës së Kosovës, njejtë edhe Kumanova që nuk arriti finalen e Kupës së vendit të vetë.
Ndërkaq sa i përket grupit të tyre në fazën e dytë të BIBL, Kumanova është lidere me bilanc 3-1, ndërsa Peja në vend të tretë me 2-2.
Peja pikërisht në ndeshjen e xhiros së dytë të fazës së dytë kishte mposhtur bindshëm Kumanovën në “Karagaç” 85-68.
Drejtësia në ndeshje do të ndahet nga: Marius Ciulin, Zdravko Rutesic dhe Ognjen Jokic. Ndeshja nis në ora 19:00 dhe zhvillohet në palestrën e qytetit të Kumanovës.