Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PENALLTIA VENDOS DUELIN

Penalltia vendos, Llapi fiton

Fotot: KFLlapi/fb

Penalltia vendos, Llapi fiton


11 February, 2023 @19:21

Një gabim i kontestuar i Viktor Kukës në mbrojtje ka bërë që Llapi të fitojë penallti heret në ndeshje, ndërsa meksikani Francisco Rivera ka shënuar për të fituar ndeshjen Llapi. Drenica 0-1 Llapi [Francisco Rivera 12pen.].

Bianor Neto

Sa i përket lojës, në fushë u pa vetëm një ekip, ndërsa ka qenë portieri Altin Gjokaj që ka mundësuar Drenica të ndahet nga takimi me vetëm një gol të pranuar, pasi që rastet e Drilon Fazliut (2 herë), Festim Alidemës (2 herë) dhe mundësitë tjera të llapjanëve, u shpëtuan nga ai.

TABELA AKTUALE

Kështu, Llapi arriti te fitorja derisa Drenica nuk regjistroi ndonjë rast për tu theksuar. Ekipi i drejtuar nga Bekim Shotani tashmë është në rrezik serioz nga rënia, ndërsa do të duhet të kërkojë pikë në secilin duel të radhës për të qenë pjesë e Superligës.

Festim Alidema

Llapi në anën tjetër, mbyll xhiron në pozitën e gjashtë me 23 pikë nga 19 ndeshje dhe shpreson në kthim të formës për të kërkuar garat evropiane. Drenica e teta ka 20 pikë nga 19 ndeshje.

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga