Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GUARDIOLA

Pep kërkon që të lejohen 5 zëvendësime në PL

Pep kërkon që të lejohen 5 zëvendësime në PL


30 October, 2020 @21:57

Trajneri i Manchester Cityt Pep Guardiola ka thënë se Premier League duhet të lejojë që të bëhen pesë zëvendësime për ndeshje për shkak të rritjes së nivelit të lëndimeve këtë stinor.

Ai ka treguar se këtë vit janë regjistruar 47% më shumë lëndime te lojtarët sesa në vitin e kaluar. Premier League kishte votuar kundër lejimit të 5 zëvendësimeve për ndeshje për sezonin 2020/21 në fillim të gushtit.

“Në ligat tjera lejohen 5 zëvendësime për t’i mbrojtur lojtarët, jo për të mbrojtur një ekip,” ka thënë Guardiola duke shtuar se shumica e ekipeve nuk kanë pasur përgatitje të mjaftueshme për të përballuar numrin e ndeshjeve pas izolimit nga pandemia.

Manchester City ka disa lojtarë të lënduar në ekip këtë stinor si Sergio Agueron, Gabriel Jesusin, Benjamin Mendyn dhe Nathan Aken.


 
Të gjitha lajmet nga