Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GRUPI E: KOSTA RIKA - GJERMANIA

Për herë të dytë radhazi, Gjermania s’kalon grupet e Botërorit!

Për herë të dytë radhazi, Gjermania s’kalon grupet e Botërorit!


1 December, 2022 @22:15

Gjermania është përshëndetur nga Botërori “Katar 2022” në fazën grupore. E njëjta iu përsërit gjermanëve sikurse në “Rusia 2018”, derisa panzerët përkundër fitores së mundimshme ndaj Kosta Rikës, prisnin së paku një barazim në ndeshjen tjetër të grupit, Japonia - Spanja.

Fitorja e Japonisë në atë ndeshje, bëri që Gjermania të mos arrijë kualifikimin, ndërsa Hansi Flick që mori detyrën nga Joachim Loë, me këtë u tregua i pasuksesshëm për një Gjermani, që tradicionalisht ka qenë lartë në Botërore.

Kosta Rika në anën tjetër ishte gati të përgatiste befasinë më të madhe në Botëror. Ata avancuan ndaj Gjermanisë në një moment të ndeshjes, kur kthyen rezultatin prej 0-1 në 2-1 dhe me këtë rrëzonin Spanjën nga garat e mëtutjeshme.

TABELA, ORARI dhe REZULTATET

Sidoqoftë, Gjermania u rikthye në lojë përmes golave të Kai Havertz, ndërsa Niclas Fullkrug vulosi përfundimtaren, Kosta Rika 2-4 Gjermania [Yeltsin Tejeda 58, Juan Vargas 70 - Serge Gnabry 10, Kai Havertz 73, 85, Niclas Fullkrug 89].

Kosta Rika e trajnerit Luis Suarez, që ishte kombëtarja e fundit që arriti kualifikimin në Botërorin e Katarit do të mbahet në mend për befasitë që shkaktoi, përkundër se në fillim të kampionatit u mposht rëndë nga Spanja, 7-1.

Në anën tjetër, Gjermanisë do t’i duhet një reformim i madh, për tu rikthyer në lavdet e kaluara.


 
Të gjitha lajmet nga Botërori