Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LAPIDAR LLADROVCI

Për Lladrovcin fitorja ka më shumë rëndësi se sa goli

Për Lladrovcin fitorja ka më shumë rëndësi se sa goli


5 May, 2021 @17:26

Skuadra e Feronikelit ka shënuar fitore të rëndësishme në shtëpi, duke e mposhtur Trepçën ‘89 me rezultat 3-0, me golat e shënuara në pjesën e dytë.

Futbollisti i kësaj skuadre, Lapidar Lladrovci, ishte një ndër golashënuesit e kësaj ndeshjeje.

RAPORTI I NDESHJES

Lladrovci, në deklaratën e tij pas ndeshjes tha se ndjehet i lumtur për golin, por më shumë se aq ndjehet i lumtur për fitoren e skuadrës së tij, që ka mundësuar largimin nga zona e rrezikshme.

“Ishte një ndeshje me shumë presion dhe ndeshje shumë e vështirë për skuadrën, pasi që do të rrezikonim seriozisht rënien po të mos fitonim sot. Është një plus i madh për mua që shënova dhe i’u gjinda skuadrës në momentin më të vështirë, por kryesorja është që arritëm fitore dhe kjo ka rëndësi më së shumti për neve” tha Lladrovci për Art Sport.

Mbrojtësi drenicak gjithashtu foli për lëndimin e tij dhe rikthimin e suksesshëm në fushën e blertë.

“Kam pas probleme me lëndim një kohë të gjatë, kam luajtur shumë edhe me dhimbje, por shyqyr Zotit tani e kam kaluar. Unë gjithmonë kam qenë i gatshëm për Feronikelin, kam luajtur edhe kur kam qenë i sëmurë apo i lënduar, sepse Feronikelin e kam ekip të zemrës dhe gjithmonë do të jap maksimumin”, shtoi ai.

Në fund, Lladrovci nuk deshi t’i përgjigjet pyetjes lidhur me largimin e trajnerit Klodian Duro, duke thënë se nuk i takon atij të komentojë si futbollist për largimin e trajnerëve.


 
Të gjitha lajmet nga