Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GRUPI H: GANA - URUGUAJI

Për një gol! Uruguaji eliminohet me fitore!

Për një gol! Uruguaji eliminohet me fitore!


2 December, 2022 @18:42

Uruguaji mposhti Ganën, por mbeti jashtë Botërorit, përkundër heroizmave të Luis Suarezit në fushë. Uruguajanëve u mungoi një gol për të kaluar Korenë Jugore me goldallim në grup, ashtu që të kualifikoen! Në fund, lot përkundër fitores. Gana 0-2 Uruguaji [Georgio de Arrascaeta 26, 32].

Suarez luajti rol të madh në të dyja golat e shpejtë të Uruguajit, ndërsa në fund të ndeshjes u pa në lot, pasi që me shumë gjasë ky ka qenë Botërori i fundit për të.

Të dyja golat e Uruguajit u shënuan nga Giorgio de Arrasceta, ndërsa në fund të ndeshjes i tërë ekipi protestoi te referi dhe atë ashpër, për një pozitë të padhënë, ku kërkonin penallti.

Ganezët ishin në pole-position për të kaluar tutje, por me dështimin për të shënuar nga penalltia nga Andre Ayew në minutën e 21-të të ndeshjes, dueli mori kahje tjetër dhe ata u përshëndetën nga Botërori si të fundit në grup.

 

 

 


 
Të gjitha lajmet nga Botërori