FUTSALL
Përfaqësuesja e Kosovës në futsall arrin në Holandë
4 April, 2021 @16:37
Përfaqësuesja e Kosovës në futsall ka arritur në Zeist të Holandës, ku më 5 dhe 6 prill do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore kundër përfaqësueses së Holandës.
Dardanët e futsallit kanë zhvilluar dy ditë stërvitje në Prishtinë, derisa sonte do ta mbajnë stërvitjen e radhës në Zeist, për t’u përgatitur sa më mirë për duelin me “Tulipanët”.
Këto miqësore do të jenë dy ndeshjet e para për përzgjedhësin e ri, Arben Simitçiu.