FERRONIKELI
Përforcimi vendos, kampioni i fortë!
22 August, 2015 @18:54
Ferronikeli dominon dhe nis stinorin me fitore ndaj Prishtinës.
Ferronikeli ka shënuar golin e parë të stinorit të ri dhe të fitores ndaj Prishtinës përmes përforcimit Mevlan Zeka.
Zeka është treguar tamam si një sulmues syçelë pranë mosmarrëveshjes ndërmjet mbrojtësit të Prishtinës dhe portierit, duke shfrytëzuar për shënim.
Zeka më vonë u lëndua dhe u detyrua të zëvendësohet, mirëpo, kjo nuk i ka penguar kampionit të drejtuar nga Gani Sejdiu, që edhe pa lojtarin më të mirë të ekipit, Behar Maliqi, të shënojë fitore me lojë dominuese në të gjitha aspektet.
Prishtina dukej e dobët gjatë gjithë takimit, derisa një rast ideal i lëshuar, në fakt i mbrojtur nga Granit Kolshi, ka qenë gjithçka nga bardhekaltërit këtë lojë.
Në fund, edhe Përparim Livoreka ka lëshuar rast për të thelluar fitoren kur dështoi të shënojë në fund të takimit, vetë përballë portierit Visar Beka.