LLAPI

Foto: KF Llapi / Facebook
Përforcohet porta, Bujupi zëvendësimi i Çoriq?
19 June, 2022 @21:46
Një ditë pasi e solli në radhët e veta Ardi Qorrin nga Nikli, sot Llapi ka përforcuar edhe portën.
Skuadra llapjane sot e zyrtarizoi portierin Amrush Bujupi, i cili te Llapi vjen nga Drenasi i Ligës së Parë.
I gjatë 189 centimetra, portieri Bujupi ishte kapiten i Drenasit, ndërkohë që kontrata e tij e nënshkruar me Llapin është 2-vjeçare.
Kujtojmë që më herët gjatë afatit kalimtar nga Llapi u largua portieri Marijan Çoriq, e në vijim do të mbetet të shihet se a do të bëhet Bujupi portieri i parë i skuadrës, apo do të transferohet ndonjë portier tjetër.