VARSHAVË
Përfundon aventura e Kukësit
6 August, 2015 @23:05
Kukësi është mposhtur 1-0 në fushë nga Legia në Varshavë të Polonisë sot. Gjasat e Kukësit për të kaluar tutje kanë qenë shumë të vogla, pasi që ndeshjen e parë e humbën turpshëm me rezultat zyrtar, pasi që një tifoz lëndoi një lojtar të mysafirëve në Qemal Stafa duke hedhur një mjet në fushë.
Besar Musolli dhe Ndriqim Halili kanë luajtur ndeshjet e para europiane për këtë stinor për ekipin kukësian, derisa goli i minutës së 47-të të ndeshjes përcaktoi edhe fituesin e sontëm - që për Kukësin thoshte ‘lamtumirë Europë’.