90 MINUTA
Rashica, 90 min ndaj Southamptonit
6 August, 2015 @21:53
Mefsushori 19 vjeçar i Kosovës, Milot Rashica, ka luajtur për 90 minuta sonte për ekipin e tij të ri Vitesse ndaj Southamptonit të Premier League në kuadër të kualifikimeve për Europa League.
Edhepse ekipi i Vitesses nuk ka arritur të kualifikohet tutje duke humbur në të dyja ndeshjet, paraqitja e Rashicës sonte është shpresëdhënëse për lojtarin që pritet të jetë i rregullt në ekipin holandez gjatë fillimit të Eredivisies holandeze.
Graziano Pelle dhe Sadio Mane shënuan golat e fitores për ekipin mysafir të drejtuar nga Ronald Koeman.
Rashica, vetëm dy muaj më parë luante për Kosovën e Vushtrrisë në Superligën e Kosovës.