TAKIMI
Ndihmë nga Ministria, për stadiumin e Prishtinës
Teksti: FFK
6 August, 2015 @16:19
Sot më 6 gusht kryetari i FFK-së Fadil Vokrri dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu u pritën nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Kujtim Shala. Krerët e FFK-së e njohën ministrin Shala për përpjekjet që FFK-ja po bën në ndërkombëtarizimin e futbollit dhe anëtarësimin në UEFA dhe FIFA dhe në këtë drejtimin minsitrin e njohën edhe për agjendën që kanë para vizitës dhe takimin që do të kenë në Nyon me zyrën ligjore në UEFA më 11 gusht për të shqyrtuar hapat e mëtejmë, për të tejkaluar pengesat ligjore për pranim të plotë në UEFA. Duke qenë se pranimi në institucionet ndërkombëtare kërkon edhe përmirësimin e infrastrukturës në stadiumet tona, drejtuesit e FFK-së e njoftuan ministrin Shala, për gjendje aktuale të infrastukturës me theks të veçantë për stadiumin e qytetit në Prishtinë, duke i kërkuar minsitrin që të angazhohet rreth përmirësimit të gjendjes në këtë stadium, aq më tepër kur në shtator priten edhe ndeshje miqësore ndërkombëtare. Ministri Kujtim Shala shprehu gatishmërinë dhe vullnetin e tij që të ndihmojë FFK-në në hapat e saj të metejmë si dhe do të bëjë çmos në përmirësimin e gjendjes në stadiume.