TRAMPA
Nagatomo - Melo, sinjalet e shkëmbimit
6 August, 2015 @14:58
Braziliani i Galatasarayit, Felipe Melo, pritet që të bëhet lojtar i ri i Interit, pasi që ai pëlqehet nga trajneri i Neroazzurrëve, Roberto Mancini.
Galatasaray përveç të hollave, ka kërkuar edhe kartonin e japonezit Yuto Nagatomo nga Interi, ndërsa Sport Mediaset ka bërë të ditur se sinjalet e para janë dhënë pasi që Nagatomo ka përshëndetur tifozët dhe ka falenderuar ekipin përmes Twitterit.