NIS STINORI
Nesër nis Ligue 1
6 August, 2015 @21:10
Kampioni aktual i Francës, Paris St Germain, nesër mbrëma në Pierre-Mauroy të Lille-it hap perden për stinorin e ri të Ligue 1.
Kampioni i trefishtë i viteve të fundit, Paris St Germain, është favorit absolut edhe këtë stinor për të fituar titullin e kampionit në Francë, derisa ekipet tjera do të tentojnë aq sa munden që t’i pengojnë lojtarëve të menaxhuar nga Laurent Blanc.
Lille, si vendas do të tentojë gjithçka ndaj parisienëve, por ata kanë humbur armët kryesore të sulmit të tyre që ikën për Premier League.
Divock Origi në Liverpool, ndërsa Idrissa Gueye në Aston Villa. Të drejtuar nga Herve Renard, ata kanë bërë përforcime në skuadër, por a do të arrijnë ata që të ambientohen me të parën aty, mbetet të shihet.
Bastoret i japin 5.5 fitores së Lille-it si vendas, derisa Parisi si mysafir ka kuotën prej 1.70 për fitore.