NDAHEN ME BARAZIM

Foto: prishtinfc.com
Përfundon miqësorja Gjilani-Prishtina
15 January, 2016 @15:15
Skuadra e Gjilanit dhe ajo e Prishtinës kanë barazuar në miqësoren e sotme të zhvilluar në Gjilan, në stadium me bar artificial.
Epërsinë gjilanasve ia dha Isa Eminhaziri me një goditje nga gjuajtja e lirë, ndërsa rezultatin e barazoi golashënuesi më i mirë i stinorit të kaluar, Labinot Osmani.
Ky ka qenë edhe rezultati përfundimtar i pjesës së parë të ndeshjes, ndërsa në 45 minutëshin e dytë përkundër se Salih Kosumi i dha epërsinë Gjilanit, Mankenda barazoi në 2-2, për të përfunduar miqësorja me barazim.