LORIK CANA
Përgjegjësi
7 October, 2015 @19:11
Njeriu me rekord paraqitje për kombëtaren kuqezi, Lorik Cana, që është edhe kapiten i ekipit të Shqipërisë është shprehur optimist para përballjes ndaj Serbisë.
“Jemi përgatitur njejtë sikur për ndeshjet tjera. Kemi përballuar çdo vështirësi. Çdo lojtar ka një përgjegjësi të jashtëzakonshme për fanellën,” ka thënë kapiteni Cana, që u rikthye nga lëndimi i lehtë për sfidën më të rëndësishme kualifikuese.
“Ne jemi pretendent për t’u kualifikuar dhe me kohë jemi bërë ekip i jashtëzakonshëm. Kemi përballur sfida të rëndësishme dhe sfida e radhës është e rëndësishme si në vazhdim për rezultatin dhe rrjedhën e kualifikimeve,” ka përfunduar kapiteni Cana.