STINORI 2014/15
Përmbledhja e UEFA-së për kampionatin shqipëtar
18 June, 2015 @15:57
UEFA sot ka bërë një përmbledhje për stinorin në Kategorinë Superiore shqiptare, duke përshkruar shkurtë më të mirët dhe rrugëtimin.
“Ka qenë njëri ndër stinorët më të mirë deri më sot,” ka thënë kreu i Skënderbeut, Ardian Takaj.
“Kemi pasur grupin më të mirë të lojtarëve krahasuar me vitet e kaluara. Çdo lojtar ka pasur zemër kampioni, që ka qenë kyq në rrugëtimin tonë te titulli i radhës.”
Skënderbeu kaloi tërë stinorin ka humbje në Korçë, duke regjistruar 15 fitore dhe vetëm 3 barazime në shtëpi.
Kupa në Laç
Laçi fitoi Kupën e Shqipërisë për herë të dytë brenda tre viteve të fundit.
“Ka qenë vështirë të drejtoj një ekip kundër ish ekipit tim,” ka thënë Armando Cungu, trajner i Laçit, pasi që fitoi Kupën me rezultat minimal.
Europianët
Në Europë vend gjetën katër skuadra: kampioni Skënderbeu në Ligë të Kampionëve, ndërsa Kukësi, Partizani dhe Laçi në Europa League.
Lojtari i vitit
Lojtar i vitit është përzgjedhur sulmuesi i Kukësit, Pero Pejic, që ka shënuar më shumë se dyfishi i golave të ndjekësit të parë. Kroati Pejic shënoi 31 gola në 34 ndeshje, duke u bërë lojtari i huaj me më së shumti gola të shënuara ndonjëherë në kampionatin shqiptar.
Zbulimi i vitit
Zbulimi i vitit është Arbnor Fejzullahu. Mbrojtësi i Partizanit, që së fundi morri ftesë edhe nga Gianni De Biasi, ka pasur një stinor për lakmi, ndërsa mosha e tij 22 vjeçare lë të shpresohet për edhe më shumë.
Të ardhurit dhe largimet
Bylisi i Ballshit dhe Tribuni i Pukës janë skuadrat që kanë siguruar elitën për stinorin tjetër, ndërsa Elbasani dhe Apollonia janë ekipet që kanë rënë në një kategori më të ulët.