SUPERTALENTI
‘Bobani i ri’ kërkohet nga Milan
18 June, 2015 @13:32
Talenti i ri kroat, Marko Pjaca, është afër kalimit në qytetin e Milanos. Mirëpo, jo në klubin e Interit, ku së fundi Dinamo shiti Marko Brozovicin dhe Mateo Kovacicin, por në Milanin e Sinisa Mihajlovicit.
Ai parashihet të jetë një Zvonimir Boban i ri nga mediat kroate, ndërsa Milan është i gatshëm të paguajë 12 milionë euro për kartonin e 20 vjeçarit që shënoi 11 gola për kampionin e Kroacisë stinorin që shkoi, njoftoi pak më parë Tportali kroat.
Pjaca, është zgjedhur lojtar më i mirë i stinorit në Kroaci, lojtari i ri më i mirë i stinorit si dhe lojtari me më së shumti vota në 11-shen më të mirë të Prva Ligës së Kroacisë.
Pjaca është ftuar tre herë në eliminatore të Kroacisë për EURO 2016 nga selektori i këtij vendi, Niko Kovac, por ende nuk ka debutuar.