PËRFORCIMI
Prej kampionit te kampioni
17 June, 2015 @23:00
Futbollisti i Ferronikelit, Bujar Shabani, ka arritur marrëveshje me kampionin e Shqipërisë, Skënderbeun.
Kampioni i Shqipërisë nuk ka lëshuar rastin që të nënshkruajë me njërin ndër futbollistët më punëtorë të mesfushës së ekipit drenicak, duke e transferuar në radhët e veta, me të përfunduar stinori.
Shabani 25 vjeç ka fituar kurorën e dyfishtë me Ferronikelin në Superligën e Kosovës këtë stinor, duke e arritur suksesin historik me ekipin.
Ai ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me ekipin e Skënderbeut, derisa do t’i bashkohet stërvitjeve që po i bën kampioni shqiptar në Austri.