PRIZREN
Liria synon kreun
17 June, 2015 @18:37
Hyrja në Superligë për Lirinë ka qenë imperativ këtë stinor. Ndërsa drejtuesit e klubit kanë nisur që tash bisedimet me disa lojtarë për të përforcuar skuadrën dhe për ta bërë gati atë për Superligë.
Trajneri i Lirisë, Skender Shengyli, pa dhënë emra, ka bërë të ditur se ekipi i tij po bisedon me 5-6 lojtarë cilësorë.
“Do të hyjmë të përforcuar. Kryesia ka nisur bisedimet me 5-6 lojtarë të Superligës, që kanë qenë kyq në skuadrat e tyre,” ka thënë Shengyli sot për Zërin.
Për më tepër ai ka thënë se nëse arrihet marrëveshje me këta lojtarë, Liria do të synojë pjesën e epërme të tabelës.
Liria u kualifikua direkt në Superligë, pasi që përfundoi stinorin si vend i dytë i Ligës së Parë, pas Llapit.
Liria është kthyer në Superligë, pas 2 viteve mungesë.