TURQI
Eto’o mundësi e Antlayas
17 June, 2015 @14:22
Skuadra e Antalyasporit në Turqi, që sivjet u rikthye në elitë të futbollit të këtij vendi, është duke synuar të merr një emër të madh në ekip.
Së pari në plan ishte Ronaldinho, ndërsa tash kësaj i shtohet edhe kamerunasi, Samuel Eto’o.
Foot Italia ka shkruar se klubi ka biseduar me lojtarin dhe në parim është arritur marrëveshja, që do ta mbajë Eto’on në Detin Mesdhe për 3 vitet e ardhshme.
Eto’o 34 vjeç ka bërë karrierë në ekipe të mëdha europiane si Barcelona, Inter e Chelsea, derisa së fundi luajti për Evertonin dhe Sampdorian.