SULMUESI
Prezentohet Çikalleshi
17 June, 2015 @13:56
Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Sokol Çikalleshi, është prezentuar zyrtarisht sot si transfer i parë për stinorin e ri te Istanbul Basaksehir në Stamboll.
Ekipi që ka siguruar daljen në Europa League gjatë stinorit të kaluar ka nënshkruar kontratë 4 vjeçare me kavajasin, ndërsa ky i fundit ka treguar arsyet e zgjedhjes së këtij ekipi dhe planet me ‘ta.
“Puna ime është që të shënojë gola dhe shpresoj të shënojë edhe këtu. Arseyja e zgjedhjes sime është vizioni i këtij klubi. Shpresoj që edhe në Europë por edhe në Superligën turke arrijmë rezultate të mira. Shqipëria dhe Turqia janë shtete vëllezër. Turqia ka njërën ndër ligat më të forta në Europë. Ka ekipe shumë të mira këtu dhe kam përcjellur disa herë këtë ligë,” ka thënë Sokoli gjatë prezentimit të tij te klubi i ri, me ç‘rast edhe solemnisht nënshkroi kontratën që do ta lidh me këtë ekip për 4 vitet e ardhshme.