KUQEZINJTË
Po të llogariteshin ndeshjet ndaj Francës në grup për EURO 2016!
16 June, 2015 @19:55
Shqipëria do të bëhej ekipi me bilanc më të mirë ndaj Francës në Grupin I kualifikues për EURO 2016, po të llogariteshin miqësoret me Trekolorët.
Kjo mund të konstatohet nga rezultatet e fituara të Francës deri më sot, ku ekipi i Didier Deschamps aktualisht do të kishte vetëm një pikë të fituar nga Shqipëria, prej dy ndeshjeve, derisa me skuadrat tjera ka bilanc më të mirë.
Franca ka mposhtur liderin e Grupit I, Portugalinë dhe ndjekësin Danimarkën, derisa këtë nuk e ka arritur në asnjë përballje ndaj Shqipërisë, që lë të kuptohet se Portugalia dhe Danimarka edhe po ta fitojnë Francën në miqësoret e radhës, nuk do të mund të arrinin pikët ‘fiktive’ të Shqipërisë ndaj Gjelave (maksimum 3). Teorikisht, vetëm Serbia me fitore do të mund të merrte në total 4 pikë ndaj Francës, pasi që në ndeshjen e parë kanë barazuar.
Grupi I kualifikues ka të obliguar dy ndeshje miqësore me Francën gjatë kualifikimeve për EURO 2016, pasi që Trekolorët janë organizator dhe janë të kualifikuar direkt, derisa shorti i hodhi në Grupin I, ku bën pjesë Shqipëria.
Përndryshe, humbja e Francës nga Shqipëria do të ishte humbja e parë e francezëve në këtë grup!
Miqësoret e Francës me Grupin I të EURO 2016:
Serbia - Franca 1-1 | Franca - Portugalia 2-1 | Armenia - Franca 0-3 | Franca - Shqipëria 1-1 |
Franca - Danimarka 2-0 | Shqipëria - Franca 1-0 | Portugalia - Franca | Franca - Serbia |
Franca - Armenia | Danimarka - Franca |
TABELA, po të llogariteshin miqësoret me Francën:
1 | Portugalia | 6 ndeshje | 12 pikë | |
2 | Shqipëria | 6 ndeshje | 11 pikë | |
3 | Franca | 6 ndeshje | 11 pikë | |
4 | Danimarka | 6 ndeshje | 10 pikë | |
5 | Serbia | 6 ndeshje | 2 pikë | |
6 | Armenia | 6 ndeshje | 1 pikë |